Home
Historiku Kodi Hekurudhor Stacionet Organizimi Aktiviteti Prokurime
Bajze
Shkoder
Mjede
Lezhe
Milot
Gjorm
Ishem
Budull
Fushe/Kruje
Vore
Tirane
Sukth
Shkozet
Durres
Golem
Kavaje
 
Lekaj
Rrogozhine
Peqin
Bishqem
Paper
Vidhas
Elbasan
Kraste
Librazhd
Xhyre
Prrenjas
Pogradec
Lushnje
Fier
Vlore
Ballsh
Aktiviteti

Zhvillimi i Hekurudhave Shqiptare eshte i lidhur me proçesin e ristrukurimit dhe globalizimit te saj.

Ky zhvillim do te kaloje nepermjet ketyre momenteve kryesore:

Lidhja e rrjetit hekurudhor shqiptar me rrjetet e tjera hekurudhore.Eshte realizuar lidhja me hekurudhat e Malit te Zi.Ne kuadrin e korridorit te 8,po synohet lidhja me hekurudhat Maqedonase,e cila do te realizohet nepermjet lidhjes hekurudhore me qytetin e Struges nga dalja e tunelit te Qafe Thanesdhe bregut te Liqenit te Ohrit.Ky stacion do ti sherbeje per nje periudhe tranzitore transportit te kombinuar rruge automobilistike hekurudhe,derisa te ndertohet vija hekurudhore qe lidh Strugen me Kerçoven ne territorin e Republikes Maqedonase.

Ndarja e infrastruktures nga shfrytezimi i hekurudhave duke i shebyer krijimit te kushteve te barabarta te biznesit hekurudhor dhe atij automobilistik ne raport me Infrastrukturen perkatese kushtezohet per me teper me faktin se perfundimi i akseve rrugore kryesore ne Shqiperi, ka krijuar nje hendek te madh ne nivelet e zhvillimit te infrastruktures rrugore me ate hekurudhore.Ky moment i pergjigjet direktives Nr 440 te vitit 1991 te Komunitetit europian.

Ne kete drejtim HSH ne vitin 1996 ndermoren hapin a pare duke bere ndarjen administrative te manaxhimit te infrastruktures duke krijuar nje ndermarrje te veçante per kete qellim.

Marrja e hapave te metejshem,pra arritja ne nivelin e ndarjes financiare do te shtrihet ne nje inteval kohor te disa viteve dhe do te kerkoje realizimin e disa kondicioneve qe do te gjejne rradhen e zbatimit si me poshte:

Rrjeti hekurudhor shqiptar duhet te jete pjese perberese e rrjetit global te funksionimit te sistemit hekurudhor.Ky kondicion do te plotesohetteresisht ne vitin ne vazhdim.

Ndarja e Infrastruktures nga shfrytezimi i mjeteve hekurudhore duke i sherbyer krijimit te kushteve te barabarta te biznesit te mjeteve hekurudhore dhe atyre automobilistike ne raport me infrastrukturat pekatese.Perfundimi i akseve rrugore kryesore ne Shqiperi ka krijuar nje hendek te madh ne nivelet e zhvillimit te dy infrastrukturave,asaj hekurudhore dhe rrugore.

Objektivi i Hekrudhave Shqiptare eshte:Plotesimi i te gjitha kushteve per te bere te mundur ndarjen nga pikepamja financiare e infrastruktures hekurudhave brenda manaxhimit te Drejtorise Pergjitheshme te Hekurudhave.

Strategjia per uljen e numrit te rajoneve hekurudhore dhe forcimit operativ te stacioneve hekurudhore.

HSH operon sot mbi bazen e rajoneve hekurudhore.Keto rajone linden nga nevoja qe kishte HSH ne sistemin e ekonomise se centralizuar per te prezantuar ne rritje autoritetin e saj per ti sherbyer volumit te madh te nevojave per transport hekurudhor.Sot keto rajone nuk i sherbejne ketij qellimi pasiparaqesin vetem nje nivel me shume ne hierarkine e drejtimit dhe mundesite reale per te mbajtur shpenzime jo te nevojshme.Per kete qellim hekurudha do te ece ne rrugen e eliminimit te zhvillimit te politikave hekurudhore nepermjet rajonave hekurudhore,duke zvogeluar fillimisht numrin e tyre dhe forcimin gjithnje e me te madh te rolit funksionues te stacionit hekurudhor.Kjo politike e forcimit dhe e ndarjes se stacioneve hekurudhore ne stacione te sherbimit te transportit te mallrave dhe ne ato per sherbimin e udhetareve ,do te çoje dalngadale ne ndarjen me vete te biznesit te mallrave dhe atij te udhetareve.

Strategjia e zhvillimit te transportit te udhetareve

Hapi me i afert i zhvillimit te ketij sektori ka te beje me futjen ne operim ne rrjetin tone te trenave te teknologjive te lehta,sipas konceptit vagon-motorr.Futja e ketyre trenave te pershtatshem per distanca te shkurtra do te sjellin keto efekte ne HSH.

-Do te konkurojne me sukses sherbimin e autobuseve dhe furgoneve ne akset rrugore paralele me hekurudhen.

-Do te ktijojne premise reale per uljen e subvencionimit te ketij sektori dhe per rritje te numrit te trenave ne rrjetin hekurudhor shqiptar.

-Do te ndaje perfundimisht teknologjine e trenave te udhetareve nga ajo e trenave te mallrave.Ky fakt bashke ma ndarjen e Infrastruktures nga shfrytezimi i hekurudhave dhe te stacioneve qe do ti sherbeje trenave per udhetare,do te krijoje kushtet per ndarjen me vete te njesise se biznesit per sherbimin e transportit te udhetareve me hekurudhe.

Transporti i mallrave

Vizioni i strategjise se zhvillimit te ketij transporti do te mbeshtetet ne:

-Fuqine terheqese egzistuese nepemjet lokomotivave CKD qe gradualisht do te largohen nga sherbimi i udhetareve,keshtu qe do te garantojne shtetin shqiptar per te mos ndiere nevojen per blerje lokomotivash edhe per nje kohe mjaft te gjate.

-Ne zhvillimin ekonomik te vendit dhe korridoret per transport qe do krijohen nga lidhja e rrjetit tone me rrjete te tjera hekurudhore.

-Nga tendencat per te kryer transporte te kombinuara tren-kamion ,si i vetmi faktor per te ulur kostot r transportit ne pergjithesi.Ne tendencen per permiresimin e legjislacionit per te realizuar nje konkurence me te ndershme me transportin rrugor, sipa niveleve te standarteve te vendeve te tjera europiane.

 

 

 



Adresa postare:
Drejtoria e Pergjithshme e Hekurudhave
L 3., Rruga "Skenderbej"
Durres, ALBANIA
Drejtori i Pergjithshem:
Tel/Fax: +335 52 22037
E-Mail: hsh@hsh.com.al
Marredheniet Nderkombetare:
E-Mail: m.jani@hsh.com.al
Design & Hosting:
Pixel Albania