Home
Historiku Kodi Hekurudhor Stacionet Organizimi Aktiviteti Prokurime
Bajze
Shkoder
Mjede
Lezhe
Milot
Gjorm
Ishem
Budull
Fushe/Kruje
Vore
Tirane
Sukth
Shkozet
Durres
Golem
Kavaje
 
Lekaj
Rrogozhine
Peqin
Bishqem
Paper
Vidhas
Elbasan
Kraste
Librazhd
Xhyre
Prrenjas
Pogradec
Lushnje
Fier
Vlore
Ballsh
Historiku
Linjat e para hekurudhore ne Shqiperi ishin linja minerare dhe ushtarake me skartament te ngushte, te ndertuara ndermjet viteve 1917 dhe 1930, nga austro – hungarezet dhe italianet.

Ndertimi i nje sistemi hekurudhor me skartament standart, filloi ne vitin 1947 dhe vazhdoi me shpejtesi per te arritur ne permasat e tij aktuale prej 677 km, ne vitin 1987.

Rrjeti hekurudhor shtrihet nga Porti i Durresit, ne Detin Adriatik, dhe shkon ne tre drejtime: veri drejt kufirit Shqiptaro – Malazez ne Han te Hotit, ne jug drejt Ballshit dhe Portit te Vlores dhe ne lindje drejt Pogradecit, prane kufirit me Maqedonine. Hekurudha mbulon zonat me te populluara industriale dhe te banimit.

Hekurudhat Shqiptare u ndertuan gjate periudhes se ekonomise me planifikim te centralizuar, ku Qeveria vendoste kufizime shume te forta mbi llojet e tjera te transportit. Pronesia e autoveturave ishte e ndaluar dhe, ne rruget qe kalonin paralel me hekurudhen, ishin te ndaluara trafiku i autobuzeve dhe levizjet e mallrave ne nje gjatesi mbi 11 km.

Ekzistonin nje numer industrish prodhuese dhe nje industri minerare shume aktive qe furnizonion industrite e Europes Lindore nepermjet lidhjes hekurudhore me Malin e Zi, e vetmja lidhje ndermjet HSH dhe rrjetit hekurudhor Europian, vetem per transportin e mallrave.

Me ndryshimet politike dhe ekonomike te viteve 1990, kerkesat per transport kane ndryshuar ne menyre dramatike.Ka pasur nje rritje te shpejte te sherbimeve private te kamioneve dhe autobuzeve dhe sidomos te autoveturave private qe e kane devijuar trafikun nga hekurudha. Shume miniera dhe fabrika shteterore jane mbyllur duke e ulur ne menyre serioze trafikun hekurudhor.

Ne kete klime te re transporti, Hekurudhat shqiptare po bejne perpjekje te medha per t’u bere nje ndermarrje e orientuar nga tregu, per te perballuar sfidat e kohes.

Prioritet kryesor eshte realizimi i lidhjes hekurudhore me ish Republiken Jugosllave te Maqedonise, pjese e Koridorit VIII Trans-Europian.


MOMENTET ME TE RENDESISHME HISTORIKE

Nentor 1947 – Inagurohet linja e pare hekurudhore me skartament standart nga Durresi ne Peqin.
Qershor 1957 – Futet per here te pare terheqja Diezel Elektrike
Korrik 1973 – Perfundimi i linjes se pare hekurudhore malore nga Elbasani ne Prrenjas, me nje pjerrtesi deri ne 18 0/00.
Viti 1980 – Hekurudhat Shqipatre realizojne 47% te volumit te pergjithshem te transportit te mallrave ne vend.
Shtator 1986 – Fillon transporti nderkombetar hekurudhor i mallrave nepermjet linjes Bajze – Tuz.
Viti 2000 – H.SH u transformua nga nje Ndermarrje Shteterore ne Shoqeri Anonime, me 100% kapital shteteror.
Mars 2005 – Hyrja ne fuqi e Kodit te ri Hekurudhor, qe i lejon operatoret e tjere te kene akses ne H.SH.


TE DHENA KRYESORE

Skartamenti: i gjithe rrjeti eshte me skartament standart 1 435 mm .
Gjatesia: 447 km linje kryesore , 230 km linja sekondare.
Linja: njefishe
Elektrifikimi: asnje seksion i elektrifikuar
Terheqja: lokomotiva diezel elektrike ÇKD, te klasit T669.1, me1 350 kf, per sherbimet e mallit dhe te udhetarit
Shpejtesite maksimale te projektimit: deri ne 80 km/ore per sherbimet e mallit dhe te udhetarit
Pesha maksimale per aks: 20 ton /aks
Pesha per ml: 8 ton
Gabariti maksimal statik i ngarkimit: B ( sipas standarteve te RIV)
Rrezja minimale e projektimit: 500m , 300m per zonat malore.
Pjerrtesia maksimale: 9 0/00 deri ne 18 0/00 per zonat malore
Tipet e shinave: S-49 me 49.43 kg/ml dhe P43 me 44.61 kg/ml
Tipet e traversave: traversa druri , traversa betoni bi- bllok.

Adresa postare:
Drejtoria e Pergjithshme e Hekurudhave
L 3., Rruga "Skenderbej"
Durres, ALBANIA
Drejtori i Pergjithshem:
Tel/Fax: +335 52 22037
E-Mail: hsh@hsh.com.al
Marredheniet Nderkombetare:
E-Mail: m.jani@hsh.com.al
Design & Hosting:
Pixel Albania