Home
Historiku Kodi Hekurudhor Stacionet Organizimi Aktiviteti Prokurime
Bajze
Shkoder
Mjede
Lezhe
Milot
Gjorm
Ishem
Budull
Fushe/Kruje
Vore
Tirane
Sukth
Shkozet
Durres
Golem
Kavaje
 
Lekaj
Rrogozhine
Peqin
Bishqem
Paper
Vidhas
Elbasan
Kraste
Librazhd
Xhyre
Prrenjas
Pogradec
Lushnje
Fier
Vlore
Ballsh
Kodi Hekurudhor
Shkarko Kodin Hekurudhor te Republikes se Shqiperise ne
format Word
!
Shkarko Kodin Hekurudhor te Republikes se Shqiperise ne
format PDF
!
Shkarko Kodin Hekurudhor te Republikes se Shqiperise ne
format Flash
!

LIGJ

Nr.9317, date 18.11.2004

KODI HEKURUDHOR I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

Ne mbeshtetje te neneve 81 dhe 83 pika 1 te Kushtetutes, me propozimin e Keshillit te Ministrave,

KUVENDI I REPUBLIKES SE SHQIPERISE VENDOSI:

KREU I
OBJEKTI, FUSHA E ZBATIMIT, SUBJEKTET DHE PERCAKTIMET

Neni 1
Objekti

Kodi Hekurudhor i Republikes se Shqiperise ka per objekt percaktimin dhe vendosjen e rregullave dhe parimeve te pergjithshme ne fushen e transportit hekurudhor dhe te veprimtarive qe lidhen me te.

Neni 2
Fusha e zbatimit

1. Dispozitat e ketij Kodi shtrihen mbi te gjitha objektet dhe veprimtarite hekurudhore ne territorin e Republikes se Shqiperise, duke perfshire edhe degezimet e vijat e brendshme hekurudhore, stacionet hekurudhore, ndertimet e sherbimet per udhetaret, magazinimin dhe perpunimin e mallrave, te gjitha mjetet hekurudhore, bazat e riparimit te mjeteve e te vijave, paisjet e sinjalizimit e te nderlidhjes.
2. Aspektet, qe lidhen me veprimtarine hekurudhore, te cilat nuk rregullohen shprehimisht ne kete Kod,i nenshtrohen legjislacionit ne fuqi per aq sa nuk vijne ne kundershtim me te.
3. Veprimtarite hekurudhore te subjekteve te regjistruara ne Shqiperi, por qe e ushtrojne kete veporimtari ne territoret e shteteve te tjera, realizohen ne perputhje me legjislacionin e atij vendi, duke iu permbajtur, per aq sa eshte e mundur, ketij Kodi dhe legjislacionit shqiptar ne pergjithesi.

Neni 3
Perkufizime

Per qellimet e ketij Kodi, termat e perdorur ne te kane kuptimin si me poshte:
1.”Transportues hekurudhor” eshte çdo person juridik, publik ose privat, i autorizuar per te transportuar udhetare dhe/ose mallra me hekurudhe dhe qe e siguron vete terheqjen.
2.”Administrues infrastrukture” eshte personi juridik, publik ose privat pronar ose jo i nje infrastrukture hekurudhore, qe e administron dhe e miremban ate per ta shfrytezuar vete ose nepermjet te treteve.
3.”Transportues hekuurudhor i intergruar” eshte nje transportues hekurudhor, qe eshte edhe nje administrues infrastrukture.
4.”Infrastrukture hekurudhore” eshte teresia e te gjitha vijave hekurudhore, e degezimeve hekurudhore, e paijsjeve dhe instalimeve te nderlidhjes, te sinjalizimit dhe elektrike, te domosdoshme per qarkullimin e mjeteve hekurudhore dhe per sigurine e trafikut.
5.”Hekurudha Shqiptare” (ne vijim do te perdoret HSH) eshte ndermarrja hekurudhore publike e integruar, qe kryhen edhe drejtimin operativ e te vazhdueshem te levizjes teresore te trenave.
6.”Veprimtari hekurudhore”eshte teresia e veprimtarive transportuese ose te sherbimit qe lidhet me rrjetin hekurudhor.
7.”Rrjet hekurudhor” eshte teresia e vijave hekurudhore qe sherbejne per transportimin e udhetareve dhe te mallrave.
8.”Vije hekurudhore” eshte ajo pjese e infrastruktures hekurudhore, me te gjitha elementet perberese te percaktuara ne kete Kod, mbi te cilen realizohet qarkullimi i mjeteve hekurudhore.
9.”Stacion hekurudhor” eshte vendi ku realizohen, pjeserisht ose teresisht sherbimet e domosdoshme per transportin e udhetareve e te bagazheve, per transportin e mallrave dhe per drejtimin e organizimin e punes per qarkullimin, formimin e çformimin e trenave dhe nisjen e tyre.
10.”Degezim hekurudhor”eshte vija hekurudhore qe lidh stacionin ose vijen hekurudhore kryesore me vijat e brendshme hekurudhore, qe ndodhen ne territorin e personave juridike.
11.”Brez i vijes hekurudhore” eshte toka ne te dyja anet e vijes hekurudhore, me gjeresi minimale 5 metra, duke u nisur nga fund i skarpates se trasese, kur nuk ka kanale, dhe nga fund i kanaleve mbrojtese dhe kulluese.
12.”Brez mbrojtes i vijes hekurudhore” eshte brezi i tokes nga te dyja anet e vijes hekurudhore, me gjeresi 100 m, nisur nga ekstremi i jashtem i brezit hekurudhor.
13.”Hapesire ajrore e vijes” eshte largesia mbi brezin e vijes hekurudhore, ne lartesi 12 metra nga niveli i shines, ne te gjithe gjeresine e brezit te vijes hekurudhore.
14.”Material hekurudhor” eshte çdo mjet dhe paisje hekurudhore, te destinuar per t’u perdorur ne veprimtarine hekurudhore.
15.”Mjet hekurudhor” eshte çdo mjet, i afte per te qarkulluar mbi rrotat e veta mbi vijat hekurudhore, me ose pa terheqje.
16.”Mjet hekurudhor terheqes” eshte mjeti hekurudhor, me pajisje terheqjeje, qe sherben per te terhequr mjete te tjera hekurudhore.
17.”Vagon hekurudhor” eshte mjeti hekurudhor, i papajisur me pajisje terheqese, i destinuar per transportin e udhetareve, te mallrave, te bagazheve dhe te kolive ekspres.
18.”Pranim teknik” eshte vleresimi teknik nga organi pergjegjes qe mjeti ose materiali tjeter hekurudhor te perdoret ne veprimtarine hekurudhore.
19.”Pranim shfrytezimi” eshte e drejta e dhene nga autoriteti pergjegjes, qe mjeti hekurudhor te perdoret ne veprimtarine hekurudhore.
20.”Kalese hekurudhore” eshte siperfaqja ku vija hekurudhore nderpritet, ne te njejten nivel, me rrugen automobilistike.
21.”Standard teknik” eshte nje specifikim teknik, kombetar ose nderkombetar, i miratuar nga organi perkates shteteror.
22.”Territor hekurudhor” eshte siperfaqja e vecuar e truallit ose e tokes, e destinuar per shfrytezimin ose mbrojtjen e vijave hekurudhore, se bashku me ndertimet, pajisjet dhe istalimet, qe u sherbejne transportit hekurudhor dhe stacionimit, riparimit dhe mirembajtjes se mjeteve hekurudhore.
23.”Trafik hekurudhor” eshte teresia e mjeteve hekurudhore, qe qarkullojne ne rrjetin hekurudhor, ne teresi ose ne vija te vecanta, ne kohe e periudha te caktuara.
24.”Tren” eshte vargu i formuar dhe i lidhur i vagonave hekurudhore me nje mjet ose me disa mjete terheqese.
25.”Ministria” eshte ministria pergjegjese qe mbulon veprimtarine e transporteve ne teresi dhe qe ka fushe te veprimtarise bashkerendimin e drejtimit dhe kontrollin e veprimtarise hekurudhore.
26.”Minister” eshte personi pergjegjes per veprimtarine e transportit, perfshire dhe ate hekurudhor.
Termat e tjere te perdorur, por te papercaktuar ne kete Kod, kane kuptimin e dispozitave ligjore te fushes perkatese dhe, ne mungese te tyre kuptimin fillestar te fjales.

Neni 4
Subjektet

Subjekte te ketij Kodi jane ministria qe mbulon veprimtarine e transporteve, Hekurudhave Shqiptare dhe personat juridike e fizike vendas dhe te huaj qe ushtrojne veprimtari ne fushen e transportit hekurudhor dhe te veprimtarive qe lidhen me te, ne perputhje me percaktimet e bera ne kete Kod.

Neni 5
Detyrime e subjekteve

Ne veprimtarine hekurudhore subjektet jane te detyruara te veprojne ne perputhje me percaktimet e bera ne kete Kod, aktet nenligjore te nxjerra ne zbatim te tij, legjislacionin ne fuqi, si dhe me te drejten nderkombetare te detyrueshme per te, ne te kundert, kur eshte rasti, mbajne pergjegjesi penale, civile ose administrative, ne baze te dispozitave perkatese ligjore ne fuq.


Neni 6
Marrja e cilesise se subjektit

1. Personat juridike, publike private ,marrin cilesine e transportuesit hekurudhor me te drejtat dhe detyrimet perkatese ne veprimtarine hekurudhore pas marrjes se lejes se veprimtarise, dhene nga ministria perkatese, sipas kritereve te miratuara nga ministri me akt nenligjor.
2. Personat fizike realizojne detyra ose punesohen ne veprimtarine e drejtimit te mjeteve terheqese, te levizjes e te drejtimit te trenave, te instalimit dhe te mirembajtjes se sistemeve te sinjalizimit e te nderlidhjes, te kontrollit teknik te mjeteve, materialeve e pajisjeve hekurudhore, pasi te plotesojne kerkesat profesionale dhe ti nenshtrohen testimit nga organi perkates, i ngarkuar nga ministri, sipas rregullores se miratuar prej tij.
3. Transportuesit e huaj hekurudhore, mbi bazen e parimit te reciprocitetit dhe pas nenshkrimit te mareveshjes perkatese ndermjet shtetit ku ata jane rregjistruar dhe shtetit shqiptar, mund te kryejne veprimtari transportuese ne rrjetin hekurudhor shqiptar per levizjen e mjeteve te transportit hekurudhor qe kane vetem stacionin e origjines ose te destinacionit ne territorin shqiptar.

Neni 7
Detyrime te subjekteve te tjera

Personat fizike dhe juridike te tjere, kur hyjne ne maredhenie juridike me subjekte te ketij Kodi ose shkaktojne deme ne fushen e transportit hekurudhor, veprojne dhe pergjigjen sipas legjislacionit ne fuqi, per aq sa nuk eshte parashikuar ndryshe ne kete Kod.

Neni 8
Te drejtat e pronesise

1. Trualli, traseja dhe elementet perberese te vijes hekurudhore, sistemet e sinjalizimit e te nderlidhjes, linjat e saj elektrike, godinat dhe aparaturat e sistemit te drejtimit dhe te komandimit jane ne pronesi te shtetit. Gjithashtu, ne kete pronesi mund te perfshihen edhe mjetet hekurudhore terheqese, transportuese dhe te sherbimit.
2. Prona hekurudhore publike, pervec objekteve qe lidhen domosdoshmerisht me veprimtarine shteterore, sipas ketij Kodi, mund te shfrytezohet drejtperdrejt nga shteti, nga personat juridike, publike ose private, kundrejt tarifave te percaktuara sipas dispozitave perkatese ligjore.
3. Personat juridike, publike ose private, mund te kene pronesi truallin, rasene, linjat elektrike perkatese dhe elementet perberese te degezimeve hekurudhore, si dhe mjetet hekurudhore te terheqjes, te transportit e te sherbimit.


Neni 9
Veprimtari me burim rreziku te shtuar

1. Qarkullimi i trenave ose i mjetit terheqes te vecuar, si dhe vagoni i ndaluar, magazina ose depozita e perkohshme apo e perhershme, me karburant, eksploziv, lende ndezese, plasese, helmuese ose çdo material tjeter, me rrezik per njerezit dhe mjedisin, si dhe linjat e pajisjet elektrike, sistemet e sinjalizimit e te nderlidhjes ne territorin hekurudhor perbejne veprimtari me burim rreziku te shtuar.
2. Veprimtarite me burim rreziku te shtuar, te percaktuara ne piken 1 te ketij neni, rregullohen me akt nenligjor te ministrit.

KREU II
VEPRIMTARIA HEKURUDHORE

Neni 10
Menyra e realizimit

1. Veprimtaria hekurudhore realizohet nga persona juridike, publike e private, sipas ketij Kodi, te akteve nenligjore te nxjerra ne zbatim te tij, si dhe te akteve ligjore e nenligjore te tjera qe kane per objekt ose lidhje me veprimtarite qe rregullon ky Kod.
2. Perjashtimisht nga percaktimi i bere ne piken 1 te ketij neni, veprimtari te tilla, si drejtimi qendror i levizjes se trenave, komandimi i sistemit te nderlidhjes, i sinjalizimit, atij elektrik, lejimi i ndertimeve e i punimeve ne territorin hekurudhor, lejimi i kryerjes se veprimtarise hekurudhore jashte kufirit shteteror, licencimi i subjekteve transportuese dhe testimi i punonjesve per detyra e vende te vecanta pune, realizohen vetem nga ministria perkatese, HSH-ja dhe Drejtoria e Inspektimit Hekurudhor, sic percaktohet ne kete Kod.

Neni 11
Bashkerendimi dhe kontrolli i veprimtarise hekurudhore

Bashkerendimi i drejtimit dhe kontrolli i te gjithe veprimtarise hekurudhore kryhet drejtperdrejt nga ministria qe mbulon veprimtarine hekurudhore ose nga HSH-ja dhe Drejtoria e Inspektimit Hekurudhor, si percaktohet ne kete Kod.

Neni 12
Hekurudha Shqiptare

1. Hekurudha Shqiptare eshte ndermarrje publike, me kapital teresisht shteteror. Ajo organizohet dhe vepron ne formen e nje shoqerie anonime, ne perputhje me dispozitat e ligjit “Per shoqerite tregtare”.
2. HSH-ja ka per detyre edhe administrimin e infrastruktures hekurudhore dhe, nepermjet fondeve shteterore, realizon investime ne infrastrukture per rinovimin e modernizimin, per mirembajtjen e zgjerimin e saj dhe per administrimin e sistemeve te drejtimit e te sigurise.

KREU III

INFRASTRUKTURA HEKURUDHORE, NDARJA, NDERTIMI, RIKONSTRUKSION DHE MIREMBAJTJA E VIJES HEKURUDHORE

Neni 13
Vija hekurudhore

1. Vija hekurudhore perbehet nga:
a) shtresa e poshteme, e cila permban trupin e trasese dhe token nen te;
b) shtresa e siperme, e cila permban ballastin, traversat, shinat dhe elementet lidhese;
c) paisjet ne vije, ku perfshihen nderruesit dhe motoret e tyre;
ç) veprat e artit, urat, tunelet, viaduktet, muret mbrojtese e mbajtese, tombinot dhe token nen to;
d) brezi i vijes hekurudhore ne te dyja anet e saj dhe hapesira ajrore e vijes;
dh) kanalet e kunetat e ujerave.
2. Per vijat hekurudhore respektohen kushtet dhe normativat teknike te percaktuara ne standartet teknike.

Neni 14
Klasifikimi i vijave hekurudhore

Vijat hekurudhore ndahen ne:
a) vija hekurudhore kryesore, qe lidhin stacionet me njeri tjetrin;
b) vija hekurudhore te sherbimit ne stacione qe perdoren per pranimin dhe nisjen e trenave, per manovrimin, formimin e shformimin e tyre, si dhe per ngarkimin e shkarkimin e trenave;
c) vija te brendshme hekurudhore, qe ndodhen ne territoret e personave juridike, publike ose private, apo te institucioneve shteterore dhe perdoren prej tyre;
ç) degezime hekurudhore, qe lidhin stacionet me vijat e brendshme.

Neni 15
Kriteret e ndertimit e te mirembajtjes se vijave hekurudhore

1. Vija hekurudhore projektohet, ndertohet, rikonstruktohet, i behet remonti dhe mirembahet duke iu pergjigjur standarteve teknike, shpejtesise se trenave dhe kerkesave per siguri ne trafikun hekurudhor.
2. Vija hekurudhore, qe sherben per trafikun nderkombetar, duhet te plotesoje kushtet e percaktuara ne marreveshjet nderkombetare, ne te cilat vendi yne eshte pale.
3. Per çdo punim ne vijat hekurudhore duhet te respektohen kerkesat e dispozitave ligjore ne fushen e ndertimit e te mjedisit.

Neni 16
Kontrolli dhe kolaudimi teknik

Pas ndertimit, rikonstruksioneve, remonteve te vijes hekurudhore, te objekteve dhe te pajisjeve ne vije, kryhet kontrolli teknik dhe kolaudimi i tyre, per te verifikuar zbatimin e standateve teknike.

Neni 17
Bashkimi i vijave hekurudhore

Bashkimi i dy vijave hekurudhore behet ne stacionet hekurudhore. Ne raste te vecanta mund te kryhet edhe ne vije te hapur, me kusht qe te zbatohen te gjitha kriteret e pecaktuara ne udhezimin e ministrit.

Neni 18
Ndalimi i ndertimeve te tjera

1. Ne brezin e vijes hekurudhore ndalohet ndertimi i ndertesave dhe i objekteve te tjera te çdo lloji, pevec objekteve te destinuara per vijen hekurudhore.
2. Per objektet jashte veprimtarise hekurudhore, ndertimi i te cilave kryqezohet me vijen hekurudhore, merret paraprakisht miratimi I HSH-se.

Neni 19
Zhvendosja e vijes hekurudhore

1. Zhvendosja e vijes hekurudhore, per shkak te ndertimit te objekteve te tjera, kryhet vetem pasi merret miratimi i HSH-se.
2. Pjesa e vijes hekurudhore, qe do te zhvendoset, ndertoet detyrimisht sipas standardeve teknike.
3. Shpenzimet per zhvendosjen e vijes hekurudhore i ngarkohen investitorit te objektit, ne interes te te cilit behet kjo zhvendosje.

KREU IV
KALESAT HEKURUDHORE

Neni 20
Kerkesat per ndertimin e kaleses hekurudhore

1. Ndertimi i kaleses hekurudhore behet ne perputhje me standartet teknike.
2. Pjesa e rruges automobilistike, 3 metra nga te dyja anet e aksit te vijes hekurudhore, eshte pjese perberese e kesaj vije.
3. Largesia ndermjet dy kalesave hekurudhore te njepasnjeshme nuk mund te jete me pak se 2500 metra.

Neni 21
Kushtet teknike per ndertmin dhe mirembajtjen e kalesave hekurudhore

1. Kushtet teknike te ndertimit, te funksionimit dhe te mirembajtjes te kalesave hekurudhore, te mbikalimeve dhe te nenkalimeve hekurudhore percaktohen ne udhezimin e ministrit.
2. Per ndertimin e nje kalese hekurudhore, organet e pushtetit vendor ose personat juridike te interesuar marrin miratimin e HSH-se.
3. Shpenzimet per ndertimin dhe shfrytezimin e kalesave te reja hekurudhore perballohen nga personi juridik i interesuar, qe ben kerkesen per ndertimin e saj.

Neni 22
Pergjegjesia per kalesat hekurudhore te parregullta

1. HSH-ja nuk mban pergjegjesi per aksidentet dhe avarite qe ndodhin ne kalesat hekurudhore, te ndertuara ne kundershtim me dispozitat e ketij Kodi.
2. Persnat juridike ose fizike,qe kane ndertuar kalesen hekurudhore ne kundershtim me dispozitat e ketij Kodi, organi perkates qe ka miratuar punimet e parregullta per ndertmin e saj ose administruesi i infrastruktures se pjeses se vijes ku eshte ndertuar kalesa hekurudhore e parregullt, mbajne pergjegjesi, sipas rastit, ne perputhje me legjislacionin ne fuqi, perveçse kur eshte parashikuar ndryshe ne kete Kod.

Neni 23
Kriteret e ndertimit sipas llojit te kaleses hekurudhore

1. Projektimi dhe nderprerja e autostradave, e rrugeve interurbane dhe urbane, kryesore, me vijat hekurudhore ekzistuese realizohet me mbikalim ose nenkalim rrugor.
2. Projektimi dhe ndertimi i nderprerjeve te vijave te reja kryesore hekurudhore me autostradat rruget interurbane dhe urbane, kryesore, me mbikalime ose nenkalime hekurudhore.
3. Personat jurdike te interesuar per projektet e mbikalimit ose nenkalimit rrugor/hekurudhor keshillohen me HSH-ne perpara se te marrin miratimin e saj.

Neni 24
Kalesa hekurudhore te ndaluara

Nuk lejohet ndertimi i kalesave hekurudhore brenda tertitorit te stacionit hekurudhor.

Neni 25
Mirembajtja e kalesave hekurudhore ekzistuese

1. HSH-ja dhe personi juridik qe miremban rrugen, me marreveshje, ndermjet tyre, percaktojne marredheniet e ndersjella per detyrimet teknike dhe financiare per çdo kalese hekurudhore.
2. Ne marreveshje, sipas pikes 1 te ketij neni, percaktohen, kryesisht ,lloji dhe vellimi i punimeve per mirembajtjen, koha e kryerjes se punimeve, shpenzimet per sigurimin e panderprere dhe te sigurt te trafikut hekurudhor, mirembajtja e pajisjeve te sinjalizimit dhe te nderlidhjes.


KREU V
SISTEMET E NDERLIDHJES DHE TE SINJALIZIMIT

Neni 26
Sistemi i nderlidhjes

1. Sistemi i nderlidhjes ndertohet dhe mirembahet ne menyre te tille qe te plotesoje nevojat per nje levizje te sigurt te trenave e te mjeteve hekurudhore.
2. Kushtet teknike per ndertimin, mirembajtjen dhe shfrytezimin e sistemit te nderlidhjes ne rrjetin hekurudhor percaktohen ne rregulloren perkatese, te miratuar nga ministri me propozimin e HSH-se.

Neni 27
Sistemi i sinjalizimit

Sistemi i sinjalizimit sherben per rritjen e sigurise se levizjes se trenave, te kryerjes se manovres ne stacionet hekurudhore dhe te automatizmit te procedurave te pranimit e te nisjes se trenave, nepermjet pajisjeve e shenjave te sinjalizimit.

Neni 28
Percaktimi i sistemit te nderlidhjes e te sinjalizimit

Pajisjet e nderlidhjes e te sinjalizmit, shenjat dhe shenjezimet ne vijen dhe ne degezimet hekurudhore, lloji ,rendesia, forma, ngjyra, sistemet e sinjalizimit dhe rregullat e perdorimit e te mirembajtjes se tyre percaktohen ne rregulloren perkatese, te miratuar nga ministri, ne perputhje me standardet e Komunitetit Europian.

KREU VI
MIREMBAJTJA E INFRASTRUKTURES HEKURUDHORE

Neni 29
Kontrolli dhe mirembajtja e infrastruktures hekurudhore

1. Infrastruktura hekurudhore kontrollohet dhe mirembahet nga administruesi i saj me qellim per te siguruar dhe garantuar nje trafik te sigurt te levizjes se mjeteve hekurudhore.
2. Rregullorja per kontrollin dhe mirembajtjen e infrastruktures hekurudhore miratohet nga ministri.

Neni 30
Administrimi dhe mirembajtja e degezimeve hekurudhore ekzistuese

Degezimet hekurudhore ekzistuese jane prone shteterore dhe administrohen dhe mirembahen nga HSH-ja.

Neni 31
Lidhja dhe ndertimi i degezimeve te reja hekurudhore

1. Lidhjet e degezimeve te reja hekurudhore te personave juridike te tjere me vijat hekurudhore ne administrim te HSH-se rregullohen me marreveshje ndermjet tyre.
2. Degezimet e reja hekurudhore ndertohen me shpenzimet e personit juridik, te cilit i sherbejne.

Neni 32
Administrimi dhe mirembajtja e infrastruktures hekurudhore ne territorin e personave juridik

Infrastruktura hekurudhore qe ndodhet ne territorin e personave juridike, publike e private, administrohet dhe mirembahet prej tyre.

KREU VII
MBROJTJA E INFRASTRUKTURES HEKURUDHORE

Neni 33
Masat per mbrojtjen e infrastruktures hekurudhore

Administruesit hekurudhore marrin masat e duhura per mbrojtjen e infrastruktures hekurudhore, ne perputhje me rregullat e percaktuara me akt nenligjor te ministrit.

Neni 34
Mbrojtja e vijave dhe e degezimeve hekurudhore

1. Vijat dhe degezimet hekurudhore ne administrim te HSH-se mbrohen prej saj.
2. Degezimet e reja hekurudhore, prone e personit juridik, publik ose privat, mbrohen nga personi juridik, te cilit i sherbejne.

Neni 35
Kufizime ne funksion te mbrojtjes se vijes hekurudhore

1. Per te siguruar mbrojtjen e vijave hekurudhore, ndalohet:
a) derdhja e ujerave te kanaleve ujitese e kulluese dhe e ujerave te tjera ne vijen hekurudhore ose ne kanalet e trasese se saj.
b) nderhyrja ne sistemin e kullimit te ujerave nga kanalet e trasese se hekurudhes deri ne derdhjen perfundimtare.
c) hapja me afer se 100 metra nga brezi i vijes hekurudhore i guroreve, zhavorishteve e ranishteve, germimi masiv i dheut dhe hapja e kanaleve
Edhe per ndertimin e ketyre objekteve, ne distance 100-200 metra nga brezi i vijes hekurudhore, merret leje nga HSH-.ja.
ç) kalimi i mjeteve me zinxhire dhe i mjeteve te tjera te renda mbi vijen hekurudhore, me perjashtim te rasteve ku HSH-ja cakton vendet e lejuara dhe rregullat per kalimin e tyre.
d) çdo lloj ndertimi, hapja e puseve, e rezervuareve dhe e pikave te karburantit, ngritja e percjellesve elektrike pergjate vijes hekurudhore, me prane se 25 metra nga brezi i kesaj vije, per territoret jashte zonave urbane. Por, ne keto zona, lejohet ndertimi i ndertesave te banimit dhe i ndertesave te tjera, hapja e puseve, e rezervuareve dhe e pikave te karburantit, ngritja e percjellesve elektrike pergjate brezit te vijes hekurudhore, ne distance 25-100 metra nga ky brez.
2. Per ndertimin e çdo lloj objekti, qe ndodhet ne zonat urbane, jashte brezit te vijes hekurudhore, dhe ne distance deri ne 25 metra nga ky brez, kerkohet leje nga HSH-ja.

Neni 36
Punimet ne brezin mbrojtes te vijes hekurudhore

1. Ne brezin mbrojtes te vijes hekurudhore mund te behen punime per vendosjen e ujesjellsave, kanalizimeve, tubacioneve, percjellesve elektrike, telefonike dhe objekteve te ngjashme, me kusht qe te mos pengojne regjimin e trafikut hekurudhor dhe te mos demtojne stabilitetin e vijes hekurudhore.
2. Ne rastin e kryqezimeve te vijes hekurudhore me rrjetin elektrik, telefonik ose teleferik apo te mjeteve te ngjashme me to, keto duhet te vendosen jashte gabariteve te hapesires ajrore te vijes hekurudhore.
3. Per kryerjen e punimeve te parashikuara ne piken 1 te ketij neni, jepet miratimi nga HSH-ja, me kerkese te personit juridik, i cili do te kryeje punimet.
4. Per miratimin e kryerjes se punimeve, sipas pikes 1 te ketij neni, HSH-ja eshte e detyruar te njoftoje Drejtorine e Inspektimit Hekurudhor te pakten 15 dite para fillimit te punimeve.

Neni 37
Punimet mbrojtese

Punimet per mbrojtjen e vijave hekurudhore dhe te objekteve mbi to, punimet per rregullsine dhe sigurine e trafikut ose per veprime te tjera ne vijen hekurudhore dhe ne brezin e vijes hekurudhore kryhen vetem me miratimin e HSH-se.

Neni 38
Realizimi i punimeve mbrojtese

HSH-ja dhe administrues te tjere te degezimeve hekurudhore e te vijave te brendshme hekurudhore jane te detyruar qe ne terrene te veshtira, ne terrene te ekspozuara ndaj ererave te fuqishme, erozionit te lumenjve, te cilat mund te shkaktojne nderprerje ose rendim te trafikut hekurudhor, vete apo se bashku me persona te tjere juridike, te percaktojne dhe te marrin masat e nevojshme teknike per mbrojtjen e vijave hekurudhore dhe te objekteve ne vije nga fatkeqesite natyrore, per sigurimin e levizjes se panderprere te trafikut hekurudhor.

Neni 39
Ngarkimi dhe shkarkimi i mallrave pergjate vijes hekurudhore

1. Ndalohet ngarkimi dhe shkarkimi i mallrave pergjat vijes hekurudhore jashte stacioneve hekurudhore.
2. Nga rregulli i percaktuar ne piken 1 te ketij neni bejne perjashtim vetem ngarkimi dhe shkarkimi i materialeve inerte dhe i materialeve te tjera, per qellime mbrojtjeje, per mirembajtjen, riparimin ose rikonstruksionin e vijes hekurudhore.

Neni 40
Pergjegjesia per demtimet

Demtimi, shkaterrimi dhe nderhyrja ne kundershtim me rregullat e percaktuara sipas ketij Kodi, ne çdo pjese te infrastruktures hekurudhore dhe ne drejtimin e levizjes hekurudhore, kur nuk perben veper penale eshte kundervajtje administrative dhe denohet ne perputhje me dispozitat e ketij Kodi.

Neni 41
Perjashtimi nga detyrimet fiskale

Trualli dhe toka ku shtrihen vija hekurudhore, brezi i vijes hekurudhore, territori i stacioneve hekurudhore, qe jane prone shteterore, sipas legjislacionit ne fuqi, perjashtohen nga te gjitha detyrimet fiskale.

KREU VIII
SIGURIMI I TRAFIKUT HEKURUDHOR

Neni 42
Zbatimi i rregullave per sigurimin e trafikut

Transportuesit dhe administuesit hekurudhore jane te detyruar te veprojne ne perputhje me rregullat e trafikut, te sinjalizimit te trafikut te percaktuar ne rregulloren e shfrytezimit teknik te hekurudhave, te miratuar nga ministri, per realizimin e nje trafiku hekurudhor te sigurt, te rregullt e te panderprere ne territorin e Republikes se Shqiperise.

Neni 43
Organizimi i kontrolleve

1. Transportuesit hekurudhore dhe administruesit e infrastruktures jane te detyruar te organizojne dhe te kryejne kontrolle te shpeshta per gjendjen dhe mirembajtjen e vijave hekurudhore, te objekteve, pajisjeve dhe aparaturave te ndryshme per nje trafik hekurudhor te sigurt.
2. Ne zbatim te pikes 1 te ketij neni, transportuesit hekurudhore dhe administruesit e infrastruktures jane te detyruar te kene struktura te specializuara kontrolli.
3. Menyrat dhe rregullat per kryerjen e kontrolleve percaktohen ne rregulloren per shfrytezimin teknik te hekurudhave.

Neni 44
Masa te vecanta te sigurise ne stacionet hekurudhore

Mjediset dhe stacionet hekurudhore, per pranimin dhe nisjen e udhetareve e te bagazheve, duhet te kene pajisje te pershtatshme, te domosdoshme, per sherbimin ndaj udhetareve dhe per kryerjen e sigurt te veprimtarise hekurudhore.

Neni 45
Kalimi i vijes hekurudhore

1. Kalimi i vijes hekurudhore nga kembesoret, mjetet rrugore ose kafshet kryhet vetem ne vendet e caktuara nga adiminstruesi i infrastruktures per kete qellim.
2. Vendet e kalimit duhet te tregohen me shenjat perkatese e te pajisen me tabelat, me udhezimet e domosdoshme.

Neni 46
Sigurimi i fushepamjes

1. Per sigurimin e fushepamjes gjate levizjes se trenave ne zonat urbane ndalohet qe ne ane te vijes hekurudhore:
a) te mbillen peme me lartesi 1,5 metra ose te vendosen grumbuj materialesh me lartesi mbi 1,5 metra ne distancen nga 0-6 metra nga brezi i vijes hekurudhore;
b) te mbillen peme me lartesi mbi 4 metra ose te vendosen grumbuj materialesh me lartesi mbi 4 metra ne distancen nga 6-25 metra nga brezi i vijes hekurudhore;
c) te vendosen burime drite me ngjyren, formatin e sinjaleve e te shenjave hekurudhore ose te ndonje objekti tjeter, qe pengojne drejtuesit e mjetit hekurudhor per te kuptuar sinjalin, ne distancen 0-25 metra nga brezi i vijes hekurudhore.
2. Ne keto raste administruesit e infrastruktures i drejtohen organit perkates te pushtetit vendor, per te menjanuar pengesat e siperpermendura dhe nese organi nuk merr masa te menjehershme, ai ka te drejte te veproje vete ne bashkepunim me organet e Rendit Publik.

Neni 47
Objektet e rendesise se veçante

HSH-ja eshte e detyruar te percaktoje objektet e rendesise se veçante ne kuader te sigurise se trafikut hekurudhor, si dhe te marre masat perkatese per mbrojtjen e tyre.

Neni 48
Ndalime te pergjithshme

Per realizimin e trafikut te sigurt hekurudhor eshte e ndaluar:
a) vendosja e çfaredo sendi ne vijen hekurudhore, ne mjetet hekurudhore, ne sistemin e sinjalizimit dhe te nderlidhjes, qe cenon sigurine e levizjes se trenave;
b) hapja e krahut te kaleses hekurudhore nga persona te paautorizuar, vendosja e cfaredo gjeje mbi krahun e saj, demtimi i pajisjeve te sinjalizimit e te nderlidhjes se kaleses;
c) kryerja e punimeve ne afersi te kaleses hekurudhore, te cilat ulin ose pengojne fushepamjen e vijes hekurudhore;
ç) pengimi i punes se drejtuesit te levizjes se trenave ne stacione, e makinistit, e punonjesit qe mbikeqyr vijen hekurudhore, e punonjesit qe sherben ne kalesen hekurudhore, ne ure, ne tunel ose e ndonje punonjesi tjeter hekurudhor gjate trafikut hekurudhor;
d) levizja ose ndalimi i automjeteve, i karrove te terhequra me kafshe ne vendkalime te pamiratuara nga HSH-ja;
dh) qendrimi ose levizja e njerezve apo e kafsheve dhe kullotja e gjese se gjalle mbi vijat hekurudhore;
e) ndezja e zjarreve, djegia e barit, e shkurreve dhe e te mbjellave brenda brezit te vijes hekurudhore.

Neni 49
Ndalimet per punonjesit hekurudhore

1. Punonjesve, qe merren me organizimin dhe kryerjen e transportit hekurudhor, u ndalohet:
a) lejimi i personave te paautorizuar te hyjne ne vendet e drejtimit te trenave, ne lokomotivat, ne mjetet e tjera dhe ne te gjitha postet e levizjes se trenave;
b) drejtimi i mjetit hekurudhor dhe puna ne postet e tjera te levizjes, jashte kohes se sherbimit, me perjashtim te rasteve te forcave madhore ose te semundjeve te papritura;
c) perdorimi i pijeve alkoolike, i droges ose i substancave psikotrope e narkotike, para dhe gjate kryerjes se sherbimit;
ç) paraqitja ne sherbim pa uniforme dhe pa pajisjet perkatese per kryerjen e detyres;
d) largimi nga vendi i sherbimit pa dorezuar detyren dhe pa u zevendesuar nga punonjesi i nderreses pasardhese;
dh) zbatimi i shenjave dhe i urdhrave te paqarte;
e) fillimi i punes pa u njohur me pare me dokumentacionin teknik te stacionit;
ë) marrja e udhetareve pa bilete;
f) puna pa deshmine e aftesise, per punen ose detyren konkrete;
g) puna kur nuk kane kaluar ne kontrollet periodike te aftesise per pune, sipas afateve te percaktuara ne rregulloret teknike;
gj) puna kur jane te paafte per arsye shendetesore e psikike;
h) puna kur jane konsumatore kronike te pijeve alkoolike, te droges ose te substancave psikotrope e narkotike;
i) puna kur jane denuar per krime ne fushen e transportit hekurudhor;
j) kryerja e veprimeve te tjera, qe bien ne kundershtim me kete Kod, me rregulloren e shfrytezimit teknik te hekurudhave dhe te dispozitave te tjera ligjore e nenligjore ne fuqi.
2. Ne rregulloren e shfrytezimit teknik te hekurudhave percaktohen edhe kufizime te tjera, per te gjitha profesionet dhe vendet e punes.

Neni 50
Sigurimi i trafikut gjate kryerjes se punimeve

1. Para fillimit te punimeve ne vijen hekurudhore ose para fillimit te
ndertimeve te objekteve ose te vendosjes se pajisjeve ne vijen hekurudhore, si dhe gjate mirembajtjes se tyre, administruesi i infrastruktures merr masat e domosdoshme per sigurimin e trafikut dhe sigurimin e punonjesve qe kryejne keto punime.
2. Per kryerjen e punimeve nga te trete, ndermjet tyre dhe administruesit te infrastruktures behet nje marreveshje me shkrim, ku percaktohen detyrimet perkatese, sidomos per sigurine e qarkullimit te trenave dhe te mjeteve te tjera hekurudhore.
3. Pas perfundimit te punimeve, sipas pikes 1 te ketij neni, personi juridik, qe ka kryer punimet, eshte i detyruar te largoje nga vija hekurudhore mjetet dhe materialet, mjetet e punes, shenjat e sinjalizimit dhe pajisjet e tjera, te vendosura gjate dhe per kryerjen e punimeve dhe te rivendose ne funksionim pajisjet dhe aparaturat e sinjalizimit e te nderlidhjes, si dhe pajisjet e tjera, te domosdoshme per trafik te sigurt hekurudhor.

KREU IX
MJETET HEKURUDHORE

Neni 51
Klasifikimi i mjeteve hekurudhore

Mjetet hekurudhore klasifikohen ne:
a) mjete terheqese, ku perfshihen lokomotiva ose lokomotiva-vagon;
b) mjete qe terhiqen, ku perfshihen vagonet per transportin e udhetareve, te mallrave, te bagazheve dhe vagonet e sherbimit;
c) mjetet vetelevizese, ku perfshhen drezinat, vinçat hekurudhore dhe mjete te tjera me motor.

Neni 52
Karakteristika te mjeteve hekurudhore

Karakteristikat kryesore te mjeteve hekurudhore, qe qarkullojne ne rrjetin hekurudhor te vendit, pajisjet dhe aparaturat e nevojshme, duhet te plotesojne kushtet e pranimit teknik dhe te pranimit per shfrytezim, te miratuara nga ministri, ndersa mjetet hekurudhore, qe qarkullojne ne rrjetin nderkombetar, duhet te plotesojne standardet dhe normat teknike, te miratuara nga organizata “Bashkimi Nderkombetar i Hekurudhave”.

Neni 53
Kontrolli teknik i mjeteve

Mjetet hekurudhore, per te garantuar levizjen e sigurt te tyre, u nenshtrohen kontrolleve teknike te programuara, si dhe kontrolleve operative, sipas percaktimeve te bera ne rregulloren e shfrytezimit teknik te hekurudhave.


KREU X
ORGANIZIMI I LEVIZJES SE TRENAVE E TE MJETEVE HEKURUDHORE DHE ORGANIZIMI I TRANSPORTIT HEKURUDHOR

Neni 54
Objektivat e organizimit te levizjes se trenave dhe mjeteve hekurudhore

Organizimi i levizjes se trenave dhe mjeteve hekurudhore, si dhe drejtimi i transportit hekurudhor ka per qellim kryerjen e rregullt te transportit te udhetareve, te bagazheve dhe te mallrave, duke garantuar sigurine e plote te levizjes se trenave e te mjeteve hekurudhore ne destinacionet perkatese, sipas kohes se caktuar ne grafikun e levizjes se tyre, mbrojtjen e jetes dhe te shendetit te udhetareve, ruajtjen e mallrave e te bagazheve nga demtimet e shperdorimet, parandalimin dhe shmangien e avarive dhe te aksidenteve, si dhe mbrojtjen nga çdo ngjarje natyrore ose nderhyrje te padeshiruar.

Neni 55
Organizimi i levizjes se mjeteve hekurudhore ne vijat e brendshme hekurudhore te personave juridike

Personat juridike, qe kane vija te brendshme hekurudhore ne territoret e tyre dhe qe kane ne zoterim mjete terheqese, mund ta kryejne vete levizjen e mjeteve hekurudhore ne territorin qe administrojne, ne perputhje me dispozitat e ketij Kodi.

Neni 56
Ushtrimi i veprimtarise nga transportuesit e tjere hekurudhore

Krahas HSH-se, ne rrjetin hekurudhor mund te ushtrojne veprimtari edhe transpotues te tjere hekurudhore, te cilet pajisen per kete qellim me lejen perkatese nga ministri. Kriteret per t’u pajisur me leje percaktohen me akt nenligjor te ministrit.

Neni 57
Lejimi i vagonave te huaj

Vagonet e huaj mund te qarkullojne ne te gjitha vijat hekurudhore te Republikes se Shqiperise nese plotesojne kushtet e percaktuara ne marreveshjet nderkombetare, ne te cilat eshte pale vendi yne, si dhe nga dispozitat e ketij Kodi.

Neni 58
Grafiku i levizjes se trenave

1. Levizja e trenave kryhet sipas grafikut te pergjithshem te levizjes se trenave, te hartuar pa diskriminim nga HSH-ja, si dhe pa cenuar levizjen e trenave dhe te mjeteve terheqese, te transportuesve te tjere hekurudhore.
2. Grafiku i pergjithshem i levizjes se trenave permban oraret dhe itineraret e levizjes se te gjithe trenave, te udhetareve e te mallrave.
3. Grafiku i levizjes se trenave te udhetareve publikohet ne mjetet e informacionit publik dhe ne stacionet hekurudhore, te pakten 15 dite para hyrjes ne fuqi.

Neni 59
Perdorimi i vijes hekurudhore

Rregullat per menyren e perdorimit te vijes hekurudhore nga transportuesit e ndryshem hekurudhore percaktohen me akt nenligjor nga ministri.

Neni60
Tarifat e perdorimit te vijes hekurudhore

Perdorimi i infrastruktures nga transportuesit hekurudhore kryhet kundrejt nje tarife perdorimi, e cila propozohet nga ministria qe mbulon transportet dhe miratohet nga Ministri i Financave.

KREU XI
TRANSPORTI HEKURUDHOR I UDHETAREVE

Neni 61
Rregullimi ligjor i transportit te udhetareve

1. Transporti i udhetareve dhe i bagazheve kryhet sipas dispozitave te legjislacionit ne fuqi per kontratat e transportit.
2. Ministri nxjerr udhezim per menyren e zbatimit te ketyre rregullave ne transportin e udhetareve e te bagazheve nga transportuesit publike e private.

Neni 62
Kushtet dhe detyrimet e transportuesit

1. Transportuesit hekurudhore, te autorizuar dhe qe marrin persiper transportin e udhetareve, jane te detyruar t’u sigurojne atyre te gjitha kushtet e nevojshme, para dhe gjate udhetimit, si dhe te sigurojne ruajtjen dhe trajtimin e bagazheve.
2. Ne rast nderprerjeje te udhetimit per shkak te forcave madhore, te defekteve teknike ose per ndonje faktor tjeter, qe e ben te pamundur vazhdimin e metejshem te udhetimit, transportuesit hekurudhore detyrohen t’i dergojne udhetaret dhe bagazhet ne stacionin hekurudhor te mberritjes.
Kur kjo nuk eshte e mundur, udhetareve u kthehet vlera e biletes per pjesen e udhetimit te parealizuar me hekurudhe, ndersa kur deshirojne te qendrojne ne stacionet e ndermjetme ose te kthehen ne stacionin e nisjes, u kthehet vlera e biletes.
3. Ne rastet e parashikuara ne piken 2 te ketij neni, transportuesi hekurudhor detyrohet qe bagazhet t’i transportoje sa me shpejt te jete e mundur ne stacionin e mberritjes ose ne nje stacion te ndermjetem, pas kerkeses me shkrim te zoteruesit te bagazhit.
4. Stacionet hekurudhore pajisen me mjedise te pershtatshme per pranimin, ruajtjen dhe transportin e bagazheve.

Neni 63
Tarifat

1. Ministri i Transporteve dhe Ministri i Financave, me udhezim te perbashket, percaktojne skemen e detyrimeve te sherbimit publik, per sherbime kryesisht te udhetareve, te cilat per arsye sociale, mjedisore dhe te menaxhimit te territorit, si dhe per disa kategori qytetaresh, do te kompensohen financiarisht nga Buxheti i Shtetit si sherbime joefiçente.
Ne periudhen kalimtare, derisa te percaktohet kjo skeme, çmimet e biletave te udhetimit per transportin hekurudhor te udhetareve miratohen nga Ministri i Financave me propozimin e Ministrit te Transporteve.
2. Tarifat e transportit te bagazheve, me perjashtim te kolive te dores, percaktohen nga transportuesi hekurudhor.

Neni 64
Ruajtja e rendit publik ne trenat e udhetareve

Ruajtja e rendit publik ne trenat e udhetareve sigurohet nga strukturat e Policise se Shtetit, te caktuara per kete qellim, te cilat ndihmojne personelin e hekurudhes dhe Drejtorine e Inspektimit Hekurudhor per kryerjen e detyrave te tyre funksionale, kur u kerkohet kjo ndihme.

KREU XII
TRANSPORTI HEKURUDHOR I MALLRAVE

Neni 65
Natyra dhe funksioni

1. Transporti hekurudhor i mallrave eshte veprimtaria hekurudhore per qarkullimin e lendeve te para, te produkteve bujqesore e industriale, i makinerive e paisjeve, ne funksion te prodhimit, tregetise, konsumit, sherbimeve dhe per nevoja shteterore te personave fizike e juridike.
2. Transportuesit hekurudhore, publike e private, te pajisur me leje per realizimin e transportit hekurudhor te mallrave, e kryejne kete sherbim ne kushtet e konkurences se lire ndermjet tyre dhe me llojet e tjera te transportit.

Neni 66
Rregullimi ligjor

1. Detyrimet e ndersjella te transportuesve hekurudhore, te nisesve dhe pritesve te mallrave, percaktohetn ne konrate, e cila hartohet sipas dispozitave ligjore ne fuqi.
2. Rregullorja per menyren e ngarkimit te mallrave ne vagonat hekurudhore dhe rregullorja per transportin hekurudhor te mallrave te rrezikshme miratohen nga ministri.

Neni 67
Tarifat e transportit hekurudhor te mallrave

Tarifat e transportit hekurudhor te mallrave percaktohen nga transportuesit hekurudhore.

Neni 68
Transporti i perzier

1. Ne trenat e udhetareve mund te vendosen vagone vetem per transportin e bagazheve.
2. Perjashtimisht, per rastet e mallrave qe nuk presin dhe nese eshte e mundur teknikisht, lejohet qe trenit te udhetareve t’i bashkelidhen edhe vagone per transportin e mallrave, pasi eshte marre leje ne dispeçerine qendrore te HSH-se.
3. Trenit te udhetareve nuk mund t’i bashkelidhen vagone mallrash, per transportimin e mallrave qe paraqesin rrezikshmeri ose qe shqetesojne udhetaret.

KREU XIII
AFTESIMI PROFESIONAL I PUNONJESVE TE HEKURUDHAVE

Neni 69
Kriteri i aftesise profesionale

Punonjesit e hekurudhave, qe marrin pjese ne veprimtarite e ndryshme te transportit hekurudhor, te mirembajtjes dhe te funksionimit te hekurudhave duhet te kene pergatitjen e duhur profesionale, te vertetuar me deshmi aftesie, per realizimin e garantimin e trafikut hekurudhor.

Neni 70
Verifikimi i aftesise per marrje ne pune

1. Punonjesit qe merren rishtas ne pune nga transportuesit hekurudhore dhe administruesit e infrastruktures duhet te kene kryer kurset perkatese te kualifikimit profesional, te organizuara nga HSHja.
2. Pavaresisht nga fitimi i aftesise profesionale ne shkolla e kurse, per marrjen ne pune ne sektoret e drejtimit dhe te levizjes se trenave, ne drejtimin e mjeteve terheqese, per mekaniket kontrollore te trenave dhe per drejtuesit e mirembajtjes zonale te vijave hekurudhore zbatohet nje periudhe prove jo me pak se tre muaj. Kjo periudhe prove synon verifikimin e pergatitjes profesionale dhe aftesimin real per kryerjen e veprimeve dhe zhvillohet nen kujdesin e mbikeqyrjen e punonjesve te kualifikuar.

Neni 71
Verifikimet periodike

1. Aftesia e punonjesit ne marredhenie pune kontrollohet me ane te marrjes ne provim, ne menyre periodike.
2. Punonjesit merren ne prove dhe pajisen me deshmie aftesie nga nje komision i vecante, qe ngrihet prane Drejtorise se Inspektimit Hekurudhor.
3 .Komisioni, peberja e tij, llojet, format dhe permbajtja e deshmise se aftesise, kushtet dhe kategorite e punonjesve, qe pajisen me deshmi, afatet e vlefshmerise se saj, heqja e deshmise, si dhe rikontrolli i aftesive e rregullat e tjera me te hollesishme percaktohen ne nje rregullore te vecante te miratuar nga ministri.

Neni 72
Aftesimi dhe riaftesimi profesional

Aftesimi dhe riaftesimi profesional i punonjesit jane te detyrueshem edhe kur ne detyren ose ne vendin e punes vihen ne perdorim makineri ose aparatura te reja ose kur behen rikonstruksione thelbesore ne procesin teknologjik.

Neni 73
Aftesimi i punonjesve te vijave te brendeshme

Punonjesit hekurudhore te vijave te brendshme hekurudhore te personave juridike, per nje trafik hekurudhor te sigurt, ,jane te detyruar te aftesohen, te riaftesohen dhe te pajisen me deshmie aftesie, sipas dispozitave te ketij Kodi dhe te akteve nenligjore, te dala ne zbatim te tij.

KREU XIV

DETYRIME NE RASTET E FATKEQESIVE NATYRORE, AVARIVE DHE AKSIDENTEVE NE HEKURUDHA

Neni 74
Marrja e masave ne rastet e fatkeqesive natyrore, avarive dhe aksidenteve ne hekurudha.

Ne rastet e fatkeqesve natyrore, avarive dhe aksidenteve ne hekurudha, transportues hekurudhor dhe administruesi i infrastruktures jane te detyruar, sipas pergjegjesive, te marrin masa per shpetimin e udhetareve, per te ndihmuar personat e demtuar, per parandalimin dhe per ruajtjen e bagazheve e te mallrave, si dhe te marrin masa per ruajtjen e gjurmeve per keqyrjen e vendit te ngjarjes dhe gjetjen e shkaqeve, si dhe te rivendosin trafikun hekurudhor.

Neni 75
Keqyrja e vendit te ngjarjes

Ne rastet e avarive dhe aksidenteve, transportuesit hekurudhore, administruesit e infrastruktures, si dhe organet kompetente qe bejne keqyrjen e vendit te ngjarjes, per aq sa eshte e mundur, jane te detyruar te kryejne veprimet perkatese pa nderprere trafikun hekurudhor.

Neni 76
Analiza e rasteve te avarive dhe aksidenteve
1. Drejtoria e Inspektimit Hekurudhor, ne bashkepunim me transportuesit hekurudhore dhe administruesit e infrastruktures, eshte e detyruar te analizoje rastet e fatkeqesive natyrore me pasoja ne hekurudha, si dhe te percaktoje shkaqet e ndodhjes se avarive dhe aksidenteve ne trafikun hekurudhor, pavaresisht nga natyra, permasat e pasojat, duke percaktuar pergjegjesite perkatese.
2. Drejtoria e Inspektimit Hekurudhor bashkepunon me organet e policise gjyqesore dhe ato te prokurorise gjate kryerjes prej tyre te veprimeve perkatese ne vendin e ndodhjes se avarive dhe aksidenteve.

Neni 77
Njoftimi i organeve te tjera shteterore

Punonjesit e transportuesve hekurudhore dhe administruesve te infrastruktures, per rastet e fatkeqesive natyrore, avarive dhe aksidenteve ne hekurudha, njoftojne ministrine qe mbulojn transportin, organet e Rendit Publik dhe qendren me te afert shendetesore, si dhe jane te detyruar te japin ndihmen e pare.

KREU XV

ORGANET E KONTROLLIT, DETYRAT DHE TE DREJTAT E TYRE, KUNDEVAJTJET ADMINISTRATIVE DHE DENIMET

Neni 78
Drejtoria e Inspektimit Hekurudhor

Drejtoria e Inspektimit Hekurudhor ngarkohet per kontrollin e zbatimit te dispozitave te ketij Kodi
Kjo Drejtori, e cila eshte ne varesi te ministrise qe mbulon transportet, ka per detyre kontrollin e zbatimit te akteve ligjore dhe nenligjore dhe garantimin e zbatimit te rregullave per:
a) mbrojtjen, mirembajtjen, remontin dhe rikonstruksionin e infrastruktures hekurudhore;
b) levizjen e sigurte te trenave;
c) kontrollin teknik te mjeteve levizese gjate shfrytezimit te tyre;
ç) te gjitha procedurat e ndjekura gjate pranimit per shfrytezim te mjeteve hekurudhore.

Neni 79
Masat ndeshkimore qe merr Drejtoria e Inspektimit Hekurudhor

Drejtoria e Inspektimit Hekurudhor, kur veren shkelje dhe parregullsi ne zbatimin e dispozitave te ketij Kodi, merr keto masa:
a) pezullon shfrytezimin e vijave hekurudhore, te cilat paraqesin rrezikshmeri per levizjen e trenave dhe te mjeteve hekurudhore;
b) pezullon levizjen e trenave te mjeteve hekurudhore, qe nuk plotesojne kushtet per nje levizje te sigurte;
c) nderpret punimet ne vijat hekurudhore dhe ne brezin e vijes hekurudhore, nese verifikon se keto punime rrezikojne levizjen e trenave;
ç) pezullon ngarkesat e parregullta te vagoneve;
d) pezullon nga detyra punonjesin per veprime ose mos veprime ne kundershtim me rregullat. Ne rast pezullimi te punonjesit, komunikon me eprorin me te afert per zevendesimin e tj.
dh) njofton organet perkatese per shkeljen e depozitave te ketij Kodi.

Neni 80
Kontrolli i brendeshem

Personat juridike, publike e private, qe kryejne veprimtari hekurudhore, realizojne kontrollin e tyre te brendeshem per zbatimin e rregullave te percaktuara ne kete Kod, nepermjet organizmave te tyre te kontrollit, sipas detyrave te percaktuara ne aktet themeluese, ne statute dhe ne rregullore te brendeshme.

Neni 81
Lejimi i veprimtarise hekurudhore

1. Personat fizike dhe juridike, te cilet kryejne punime ne vijen hekurudhore ose ne afersi te saj, jane te detyruar qe t’i mundesojne inspektorit te Drejtorise se Inspektimit Hekurudhor kryerjen e inspektimit dhe t’i japin sqarimet e duhura dhe dokumentacionin teknik te nevojshem.
2. Transportuesit hekurudhore dhe administruesit e infrastruktures jane te detyruar qe, me kerkese te Drejtorise se Inspektimit Hekurudhor, t’i dergojne asaj te dhena per gjendjen e vijave hekurudhore, te mjeteve hekurudhore dhe per mbarevajtjen e punes ne trafikun hekurudhor.

Neni 82
Kundervajtjet administrative

1. Shkelja e dispozitave, te parashikuar ne nenet 15, 18, 22, 23, 24, 25, 29, 32, 34, 35, 36, 37, 38, 39, 40, 42, 43, 45, 46, 48, 49, 50, 53 dhe 77 te ketij Kodi, kur nuk formojne veper penale, perbejne kundervajtje administrative.
2. Per shqyrtimin e kundervajtjeve administrative ngrihet nje komision prane Drejtorise se Inspektimit Hekurudhor, ne te cilin bejne pjese edhe eksperte te transportuesve hekurudhore. Shqyrtimi i kundervajtjeve administrative behet ne perputhje me ligjin “Per kundervajtjet administrative”.
3. Peberja, kompetencat dhe fusha e veprimit te ketij komisioni percaktohen ne rregulloren e miratuar nga ministri.

Neni 83
Sanksionet

1. Per shkeljet qe perbejne kundervajtje administrative, ne baze te nenit 82, komisioni i shqyrtimit te kundervajtjeve administrative jep denimet si me poshte:
a) gjoben nga 2 000 deri ne 5 000 leke per punonjesit e transportuesve dhe te administruesve hekurudhore per shkeljet e neneve 15, 25, 26, 34, 39, 40, 42, 43 ,45, 46, 48 shkronjat “a” dhe “ç”, nenit 49 shkronjat ”c” dhe “ë”, neneve 53 dhe 77 te ketij Kodi;
b) gjobe nga 5000 deri ne 200000 leke per shkeljet e kryera nga transportuesit, administruesit dhe personat e tjere juridike te neneve 18, 22, 23, 24, 29, 32, 35, 36, 37, 38, 50 te ketij Kodi.
2. Inspektori i Drejtorise se Inspektimit Hekurudhor ka te drejten e venies se gjobes ne vend ne masen 1 000 leke per shkelje te nenit 48 shkronjat “d”,”dh” dhe “e” dhe nenit 49 shkronja “a”, “b”, “ç”,”d”,”dh”, “e”,”f”,”g”,”gj” dhe “h” te ketij Kodi.
3. Te gjithe transportuesit hekurudhore, nese verejne shkeljet qe perbejne kundervajtje administrative, te permendura ne nenin 82, krahas nderhyrjeve tek organet kompetente, njoftojne per to edhe Drejtorine e Inspektimit Hekurudhor.

Neni 84
Ankimi

1. Kunder vendimit te ndeshkimit me gjobe ne vend nga ana e inspektorit te Drejtorise se Inspektimit Hekurudhor mund te behet ankim ne komisionin e ngritur prane kesaj Drejtorie brenda 10 diteve nga data e dhenies se tij. Ky komision merr vendim brenda 30 diteve nga data e ankimit.
2. Ndaj vendimeve te komisionit te shqyrtimit te kundervajtjeve administrative mund te behet ankim ne perputhje me ligjin “Per kundervajtjet administrative”.
3. Gjoba vilet nga Drejtoria e Inspektimit Hekurudhor dhe derdhet ne Buxhetin e Shtetit.

Neni 85
Shfuqizime

1. Ligji nr.7224, date 22.6.1988 “Kodi Hekurudhor i Republikes Socialiste se Shqiperise” , shfuqizohet.
2. Aktet ligjore dhe nenligjore qe kane per objekt ose lidhje me veprimtarine qe mbulon ky Kod, mbeten ne fuqi deri ne daljen e akteve te reja, per aq sa nuk vijne ne kundershtim me te.

Neni 86
Nxjerrja e akteve nenligjore

Per nxjerrjen e akteve nenligjore ngarkohen:
a) ministri, ne zbatim te nenit 6 pikat 1 dhe 2, nenit 9 pika 2, nenit 17, nenit 21 pika 1, nenit 26 pika 2, nenit 28, nenit 29 pika 2, nenit 42, nenit 56, nenit 59, nenit 61, nenit 66 pika 2, nenit 71 pika 3 dhe nenit 82 pika 3 te ketij Kodi;
b) Ministri I Financave, ne zbatm te nenit 63, brenda nje viti nga hyrja ne fuqi e ketij Kodi.

Neni 87
Hyrja ne fuqi

Ky ligj hyn ne fuqi tre muaj pas botimit ne Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4420, date 14.12.2004 te Presidentit te Republikes te Shqiperise, Alfred Moisiu.

Adresa postare:
Drejtoria e Pergjithshme e Hekurudhave
L 3., Rruga "Skenderbej"
Durres, ALBANIA
Drejtori i Pergjithshem:
Tel/Fax: +335 52 22037
E-Mail: hsh@hsh.com.al
Marredheniet Nderkombetare:
E-Mail: m.jani@hsh.com.al
Design & Hosting:
Pixel Albania